A u mbyllen vertet lokalet e basteve ?

2019-01-11 2

Vendimi i qeverisë ?Rama? për mbylljen e basteve sportive vijon të jetë një ndër lajmet më të komentuara. Sipas këtij vendimi, mbyllja e basteve do të vihej në zbatim më 1 Janar të 2019-ës. Por drejtuesi i emisionit ?Zonë e Lirë?, Arian Çani, në një intervistë me Kryeministrin Edi Rama iu drejtua duke i thënë se bastet vijojnë të jenë të hapura dhe se qytetarët i dërgojnë skedinat.

E menjëhershme ishte përgjigja e Kryeministrit, i cili mohoi të ketë pika bastesh të hapura dhe shtoi se nëse evidentohen të tilla do të paguajnë pasoja të rënda.


Arian Çani: Policia ka kapur disa lokale që vazhdojnë të luajnë baste, besoj ti je në dijeni apo jo?

Edi Rama: Së pari, të gjitha janë mbyllur.

Arian Çani: Të gjitha jo se vazhdojnë njerëzit luajnë.

Edi Rama: Tek-tuk ka.

Arian Çani: Kanë hequr tabelat, por aktiviteti vazhdon ndërkohë?

Edi Rama: Ka tentativa të cilat janë identifikuar dhe do të identifikohen në vijim dhe do të mbajnë përgjegjësi për këto dhe do të paguajnë pasoja të rënda. Online-i i ligjshëm është mbyllur dhe lufta që lidhet me bastet jo shqiptare është një luftë që e zhvillojnë të gjitha vendet. Është luftë që vazhdon, por e rëndësishme është që 99.99 % të parave nga bastet dhe kazinotë është shteruar.

Arian Çani: Njerëzit nuk shkojnë më tek lokalet që kanë shkuar, por shkojnë në një vend tjetër. Ato lekë harxhohen prap.

Edi Rama: Absolutisht jo. Qindra miliona euro hidheshin në lumë, tashmë është e pamundur.

Arian Çani: Sapo the që është online.

Edi Rama: Është e pamundur.

Arian Çani: Mos bërtit?

Edi Rama: Duhet regjistrim dhe një shumë parash mbi të ardhurat normale. Online është i kufizuar. Ju doni të gjeni gjithmonë bishta, çfarë të them unë.

Arian Çani: E kuptova, e kuptova, mos e përsërit. Këto piratet vazhdojnë pa fund. Unë kam njerëz që më dërgojnë skedina.

Edi Rama: Çfarë të të them unë tani? /tvklan.al

Free Traffic Exchange