Elbasan- Një 70 vjeçar i pastrehë në qytetin e Elbasanit është shpëtuar nga Policia e Shtetit dhe disa banorë.Report Tv mëson se mbrëmjen e sotme Osman Çelës i është dhënë ndihma për mos u lënë më në jashtë në këto ditë të ftohta.Ky person i pastrehë është parë në një cep të një rrugeje në Elbasan, i ulur sipër disa kartonave siç na mundësojnë dhe pamjet.
Sipas gazetarit të Report Tv në Elbasan Aldo Kozarja, banorët dhe policia po përpiqen për të strehuar Osman Çelën në një shkollë të qytetit të Elbasanit.
Ky nuk është rasti i pari për vitin 2019 kur Policia e Shtetit por edhe ato bashkiake shpëtojnë të pastrehët në këto ditë ?të ftohta? për Shqipërinë.