Ora News – Fëmijët denoncojnë dhunën, 17 mijë raste të zgjidhura në 10 vjet nga linja ALO 116

2019-01-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Rreth 700 mijë telefonata janë bërë nga fëmijët që kanë denoncuar dhunën ndaj tyre në 10 vjet në linjën ALO 116. Ndër këto raste 16.791 kanë marrë zgjidhje.

Këto të dhëna janë prezantuar në takimin e hapur e 'Alo 116' në mbrojtje te fëmijëve në bashkëpunim me UNICEF dhe Agjencinë për mbrojten e fëmijëve në Shqipëri.

Nga të dhënat e mbledhura gjatë vitit 2017-2018 nga telefonatat e Alo 116, rezulton se thuajse 86% e tyre janë kryer nga fëmijët dhe adoleshentët dhe pjesa tjetër nga të rriturit, si prindër, mësues apo persona të panjohur. Vetem gjatë vitit që lamë pas 'Alo' i është përgjigjur 44.906 telefonatave dhe ka trajtuar 1027 raste.

Abuzimi seksual është raportuar në 6 raste gjatë vitit 2017 dhe në 5 raste gjatë vitit 2018, nga të cilët 1 rast abuzimi vjen nga shkollat dhe 4 raste të tjera kanë ndodhur në komunitet. Në 50 përqind të rasteve të raportuara viktimat kanë qenë të grupmoshës 16 deri në 18 vjeç dhe në 50% të këtyre rasteve dhunuesit janë persona të rritur jo të afërm të fëmijës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/femijet-denoncojne-dhunen-17-mije-raste-te-zgjidhura-ne-10-vjet-nga-linja-alo-116