Ora News – Refuzimi i Cakajt, Meta kërkon hetimin e DSIK, Opozita: Të përfshihet edhe Rama

2019-01-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Një ditë pasi refuzoi të dekretojë emërimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, Presidenti Ilir Meta kërkon t?i shkojë deri në fund dyshimit të tij se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka shkelur ligjin.

Nëpërmjet një letre, kreu i Shtetit i kërkon kryetarit të Kuvendit dhe krerëve të grupeve parlamentare të ngrejnë një Komision Hetimir Parlamentar sesi brenda një dite, DSIK ka kryer të gjitha verifikimet për Gent Cakajn dhe e ka pajisur me të gjitha certifikatat e sigurisë.

Këtë fakt, Presidenti e mbështet në korrespondencat që ka patur me Ministrinë e Jashtme dhe me vetë Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Meta: MEPJ konfirmon se ky institucion e ka përcjellë menjëherë më 03.01.2019 e Gent Cakaj pranë Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe kjo e fundit, e ka pajisur atë me certifikatat përkatëse të sigurisë 1 (një ditë) më pas më datë 04.01.2019. Në formën si është kryer procesi i verifikimit të sigurisë për z. Gent Cakaj, ai nuk garanton besueshmërinë e duhur të Certifikatave të Sigurisë të lëshuara nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Disa orë pas kësaj kërkese të Presidentit, PD dhe LSI i kanë kërkuar zyrtarisht kryetarit të Kuvendit ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje. Opozita propozon që ky komision të ketë 9 anëtarë, ku PD të ketë kryetarin dhe të hetojë çdo institucion që është përfshirë në këtë çështje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/cakaj-pd-lsi-kerkese-komision-hetimior-dsik