Ora News – Komision hetimor për DSIK, Hysi: Presidenti në sinkron me Bashën

2019-01-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Për deputeten e PS, Vasilika Hysi, Presidenti Ilir Meta ka mbajtur anën e opozitës, duke qenë në sinkron me Bashën. E ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Hysi tha se kërkesa për komision parlamentar është artikuluar më herët nga opozita.

Vasilika Hysi: Presidenti emrëron dhe shkarkon një ministër. Ministër mund të zgjidhet çdo person që plotëson kriteret për të qenë deputet. Është e drejtë e Kuvendit, nëse dekretin e Presidentit e miraton apo e rrëzon, ndërsa Presidenti duhet ta dekretojë.

Po sa i përket dyshimeve për pajisjen me certifikatë ?

Vasilika Hysi: Atë para se ta shprehet Presidenti, e dëgjova nga zoti Basha, pjesën për komision hetimor. Janë në sinkron është e pastër që në vend që të rrijë mbi palët iu bashkua opozitës për të bërë kërkesa të tilla politike ndaj Kuvendit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/komision-hetimor-dsik-hysi-presidenti-ne-sinkron-me-bashen-nuk-dha-argumenta-kushtetues