Basha paralajmeron Ramen per dhunen e policise ne Fakultete

2019-01-11 0

Ndonëse kishte thirrur një tryezë me përfaqësues të medias për paketën antishpifie, protesta e studentëve mori jo pak vëmendje nga fjalimi i kreut të opozitës, i cili dënoi dhunën e ushtruar ndaj të rinjve që protestojnë në fakultete. Basha foli me emra duke denoncuar administratorin e Universitetit të Tiranës se qëndrojnë pas kërkesës për ndërhyrjen e Policisë në godinat e Fakulteteve.

Paketën antishpifie të propozuar nga qeveria e cilësoi një tjetër pushtim të hapësirës publike.

Për përfaqësuesit e Fonadacionit Konrad Adenauer, ndërhyrja nga ana e qeverisë në lirinë e medias cënon vendimin e qershorit për negociatat me Shqipërinë.

Walter Glos, president i Fondacionit KAS për Shqipërinë: Shqipëria si një vend kandidat për në BE ka detyrimin të respektojë lirinë e medias. Pa pasur këtë garanci të lirisë së shprehjes nuk mund të funksionojë demokracia. Zhvillimi i medias nuk mund të nënvleftësohet zhvillimi i medias, në procesin e afrimit me BE.

Dy nismat e propozuara nga qeveria; ai për mediat audiovizive ku do të futet koncepti i mediave online, si edhe ligji  për komunikimet elektronike krahas sanksioneve të rrepta për lajmet e pavërteta me gjobë nga 100 mijë lekë deri në 1 milion sanksionojnë edhe mbylljen e aktivitetit.

Tv Klan