Grabitja e armëve në Pashaliman/ Shtabi i Forcave të Armatosura: Hetim administrativ

2019-01-11 0

Pas grabitjes që u raportua sot në bazën Ushtarake të Pashalimanit, reagon Shtabi i Forcave të Armatosura. Shtabi i Përgjithshëm sqaron se janë proceduar 5 persona për vjedhje dhe shkelje të rrregullave të shërbimit. Shtabi sqaron se ka nisur një hetim administrative nga SHPFA dhe se do të vihet para përgjegjësisë çdo individ, edhe nëse është pjesë e Forcave të Armatosura.

Reagimi i plotë:

Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar ditën e djeshme në Bazën Detare të Pashalimanit, ku është dëmtuar një depo armatimi.

Që prej momentit të parë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, përmes të gjitha strukturave të tij vartëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, Policinë e Shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit.

Policia Ushtarake referoi dokumentat për ndjekje penale në Prokurinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave: ?Për shkelje të rregullave të shërbimit në objektetet e rëndësishme? si dhe u referuan materiale për veprën penale ?Vjedhje?.

Hetimi administrativ i nisur nga SHPFA po vijon dhe po merren të gjitha masat, që çdo person përgjegjës të ndëshkohet për çdo veprim apo mosveprim të tij, sipas ligjeve në fuqi.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dënon aktin por në të njëjtën kohë siguron se, ky rast sporadik, nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare.

Theksojmë edhe një herë se, papërgjeshmëria e ndonjë individi, qofshin ata efektivë të FA, nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtuar dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare.

Ditën e djeshme një grabitje ka ndodhur në bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë, ku janë vjedhur 3 armë automatikë, 3 granata dhe një sasi municionesh. Armët kanë qenë të sistemuara në një depo të bazës ushtarake, ndërsa dyshohet se grabitësi është person i brendshëm i bazës ushtarake ose është ndihmuar nga anëtarë të FA-së.