Banorët e Astirit në ditën e 69-të të protestës/ Konfliktohen me policinë

2019-01-11 0

TIRANË- Banorët e Astirit kanë dalë sot në ditën e 69-të të protestës tek Unaza e Re. Njësoj si në ditët e shkuara edhe sot, banorët e Astirit kanë bllokuar rrugën duke mos lejuar që të kalojnë makinat. Kjo ka shkaktuar irritimin e shoferëve të cilët kanë kërkuar që të hapet rruga.

Disa nga banorët kanë replikuar edhe me efektivët e Policisë së Shtetit të cilët kanë ndërhyrë për të bërë situatën. Policia iu ka bërë me dije banorëve se protesta është e paligjshme, ndërkohë që ata kanë akuzuar uniformat blu si të komanduara nga qeveria.

?S?është protestë e paligjshme. Mbaj përgjegjësitë e tua, ja ku e keni ligjin.?-i është drejtuar njëri nga banorët policisë.

Edhe pse opozita, veçanërisht PD ka njoftuar se do të kishte deputetë në mbështetje të banorëve, vetëm Klevis Balliu është shfaqur për mediat, asnjë tjetër madje as kreu i PD Lulzim Basha i cili prej kohësh nuk është shfaqur në protestën e banorëve të Astirit, s'ka qenë i pranishëm.

Protesta e banorëve të Unazës së Re ka nisur rreth 2 muaj më parë. Banorët që preken nga ky projekt do t?ju shemben banesat, ndërsa ata që i kanë të legalizuara janë futur në një proces për të marrë dëmshpërblimin që iu takon. Banorët që kanë shtëpitë e tyre të palegalizuara mund të përfitojnë një bonus qiraje me afat 3-vjeçar nga Bashkia e Tiranës.