Meta kërkoi hetime për certifikatën e sigurisë së Cakajt, DSIK: Verifikuam! Është i parrezikshëm

2019-01-11 0

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka reaguar lidhur me certefikatën e sigurisë të ministrit të propozuar të Jashtëm Gent Cakaj pas kërkimit të hetimeve nga presidenti Ilir Meta.

Sipas DSIK, pajisja e tij me certefikatë është kryer në përputhje me ligjin pasi ministri i propozuar i Jashtëm Cakaj është konsideruar i parrezikshëm.

Cakaj nuk ekziston rrezik i papranueshëm sigurie për dhe për këtë nuk ka rezultuar asnjë rrethanë ligjore, sipas së cilës DSIK ka qenë e detyruar për të kërkuar informacion shtesë në Hungaria e Belgjika.

"DSIK administron përgjigjet zyrtare të Autoriteteve Verifikuese brenda vendit; SHISH, SHÇBA, si dhe të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), si i vetmi Autoritet Verifikues i Republikës Kosovës, (pasi z. Cakaj mban edhe shtetësinë e Kosovës, krahas shtetësisë shqiptare),"- thuhet ndër të tjera në njoftimin e DSIK-së.