Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi sërish me premtim për zgjidhjen e problemit me emrat e shkollave në Çair. Ai tha se ky proces veçmë është duke u realizuar, ndërkohë kërkoi që çështjet të cilat kanë të bëjnë me procesin mësimor, shkollat dhe nxënësit të mos përdoren për politika ditore dhe për përfitime personale.