Përplasja e studentëve me efektivët, Kryemadhi: Policët harrojnë që paguhen me paratë e qytetarëve

2019-01-11 0

Duke marr shkas nga tensionet e protestës së studentëve në Fakultetin Ekonomik e Juridik, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i bëri thirrje Policisë së Shtetit dhe dekanateve të fakulteteve që të distancohen nga korrupsioni i qeverisë Rama dhe të ndalen së ushtruari dhunë mbi studentët. Ajo u shpreh se sjellja e sotme e policëve karshi studentëve demonstroi se në të vërtetë ata po paguhen me paratë e drogës.

Kryemadhi iu drejtua ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj që të mos lejojë policët që të ushtrojnë dhunë mbi studentët, që fare mirë në moshë mund të jenë fëmijët e tyre.

"Këta policë po harrojnë që po paguhen me paratë e qytetarëve, harrojnë që një ditë fëmijët e tyre do të goditen nga një tjetër polic. Sjellja e tyre tregon se në të vërtetë ata po paguhen me paratë e drogës.I bëj thirrje ministrit të Brendshëm, si praktikant i Kishës Katolike, që të mos lejojë policët të vendosin dorë mbi studentët. Z.Lleshaj lëshime është që të mos veprosh ndaj këtyre kriminelëve?, iu drejtua Kryemadhi Sandër Lleshajt.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim i i bëri thirrje edhe dekanatit që të mos bëhen bashkëpunëtorë me qeverinë ?e korruptuar? të Ramës.

?Dekanati të mos bëhet bashkëpunëtor sepse nesër do të jenë viktimat e parë të thertores së Edi Ramës. Do të humbasin pensionin e profesorit ose më keq akoma, do të përfundojnë me një pension social, në mos me një përballje penale?, u shpreh Kryemadhi.