Rozina Kurti, një grua 41-vjeçare nga Burreli shtatzënë me fëmijën e tetë, është transportuar me urgjencë në Tiranë me një helikopter të Ministrisë së Shëndetësisë pas komplikacioneve shëndetësore. Ajo ishte paraqitur mëngjesin e sotëm në maternitetin e Burrelit, por mjekët vendosën dërgimin e saj drejt Tiranës për ndërhyrje më të specializuar. Siç duket edhe në këto pamje, kur kushtet e motit kanë qenë ekstreme për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që kanë prekur edhe Matit trashësia e të cilës arrin disa centimetra, Ministria e Shëndetësisë ka dërguar me urgjencë një helikopter për të transportuar shtatzënën të cilës i rrezikohej jeta.