Meta kërkon Komision Hetimor për zv/ministrin Gent Cakaj - News, Lajme - Vizion Plus

2019-01-11 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Ilir Meta ka kërkuar ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin e veprimtarisë së Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK).Në një letër drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe krerëve të grupeve parlamentare, Meta ka kërkuar që të hetohet dhënia e certifikatës së sigurisë për Gent Cakajn I cili është pajisur nga DSIK gjatë një dite.Meta duke u ndalur tek informacioni i grumbulluar për Cakajn para se të vendoste refuzimin e dekretimit të këtij të fundit si Minsitër të Jashtëm, shprehet se zv/ministri edhe ka refuzuar për një periudhë 7 mujore marrjen e certifikatës së sigurisë nga ana e DSIK.Çertifikatë që është dhënë 3 ditë pasi kryeministri Rama e propozoi si Ministër të Jashtëm.