Report TV - Aeroporti i Kukësit/ Rreth 8 milionë euro, shpallet fituesi i konçesionit

2019-01-11 0

KUKËS - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përmbyllur fazën e vlerësimit të ofertave dhe ka shpallur fituesin për garën e dhënies me koncesion/PPP të Aeroportit të Kukësit. Aeroporti i Kukësit do të jepët me koncension Partneritet Publik Privat për 35-vite e ardhshm , ndërsa shifra e investimit për këtë aeroport llogaritet me një vlerë investimi prej 7,999,393 Euro (pa TVSH).

?Global Technical Mechanichs? sh.p.k. dhe ?Bami? sh.p.k janë dy kompanitë fituese të shoqërive të cilat kanë konkuruar dhe kanë fituar garën e shpallur për rikonstrukturimin e administrimin e aeroportin e Kukësit duke u vlerësuar nga grupi i komisionit të vlerësimit si më të suksesshmet.

Ky bashkim operatorësh ekonomik në bashkëpunim me kompaninë hollandeze NACO me eksperiencë në fushën e menaxhimit dhe administrimit të aeroporteve do të kryejë investimin në vlerën e lartpërmendur me synim rikonstruksionin, operimin dhe transferimin e aeroportit të Kukësit tek shteti pas periudhës 35-vjeçare të koncesionit.

Free Traffic Exchange