http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një parantezë të të gjithë situatës në akset rrugore në vend.Në një njoftim në faqen e ?Facebook?, ARRSH ka bërë me dije se situata është përkeqësuar akoma më shumë në Qarkun e Kukësit ndërsa në zonat e tjera qarkullimi bëhet me zinxhirë.Sipas ARRSH në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjate natës ka pasur reshje shiu. Situata në akset e këtij Qarku është përmirësuar ndjeshëm. Qarkullimi kryhet normalisht. Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhir, vetëm në segmentin Erind-Çajup, qarkullohet pjesërisht me zinxhir.Në Qarkun e Korçës, ka pasur reshje të dobëta bore. Është punuar pa ndërprerje nga kontraktorët e mirëmbajtjes për përmirësimin e gjendjes në akse. Në aksin Qafë Thanë - Pogradec - Korçë - Kapshticë, është punuar gjatë orëve të para të mëngjesit për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa zinxhir. Në aksin Boboshticë-Dardhë, nga km 5-14, qarkullohet me zinxhir. Në rrugën Ersekë-Leskovik, në zonën e Gërmenjit, qarkullohet me zinxhir.Në Rajonin Qendror Tiranë: Gjatë gjithë natës dhe deri tani ka reshje shiu dhe ne akset e Dajtit ka rreshje bore. Po vazhdon puna per pastrimin dhe hedhjen e kripës nga kontraktori. Segmentet Qafë Priskë - Qafë Mollë-Shëngjergj qarkullohet me zinxhir. Në Trau Dajt-Teleferik është punuar për pastrim dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi bëhet me zinxhir. Akset e Dajtit, qarkullohen të gjithë me zinxhir.Në Rajonin Verior Shkodër: Ka pasur reshje me intensitet të lartë. Në aksin Nyjë Fushë Dukagjin-Lidhja me Rrugën e Kombit, Hyrje Kukës-Krumë-Qafë Prush, Plepa-Kam, ka pasur reshje bore. Trashësia e borës shkon 60 cm. Vazhdon puna për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi pjesërisht me zinxhir. Në segmentin Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Bushtricë, dhe K/Domaj-Draj Reç. Në punë janë 4 borëpastruese dhe 2 fadroma. Qarkullimi kryhet me zinxhir.Në aksin Kukës-Bushtricë, njoftohemi për situata të rënduar nga reshjet. Trashësia e borës ka shkuar 1 m. Tani sapo është bërë e mundur hapja e rrugës dhe mjetet po kalojnë. Aksi Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, Kukës-Krumë-Qafë Prush dhe Plepa-Kam qarkullohet me zinxhir. Në aksin Skuraj-Burrel-Klos-Peshkopi, po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Rruga është e kalueshme me zinxhir. Në rrugën Ura e Cerenecit-Steblevë trashësia e borës shkon 100 cm. Po punohet me 2 mjete borëpastruese. Qarkullimi me zinxhir.Në rrugët Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi, Ura e Matit - Lis, K/Ulëz-Ulëz, Peshkopi-Qafë Draje dhe Peshkopi - Ushtelenxe ka pasur reshje me intensitet gjatë natës. Trashësia e borës shkon 50 cm. Po punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi rekomandohet me zinxhir. Peshkopi-Maqellare dhe Maqellare-Dogana Bllatë qarkullohen me zinxhir. Po vazhdon pastrimi i segmentit Bulqizë-Shupenze nga kontraktori. Qarkullimi me zinxhir. Në rrugët Dedaj-Razëm, Koplik-Bogë, Qafë Mali-Fier...