Situate e tensionuar ne disa Fakultete

2019-01-11 0

Studentët janë ngujuar edhe sot në disa në fakultetete duke bojkotuar mësimin. Situatë e tensionuar ka qenë pas mesnate në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë, ku studentët ishin të mbledhur brenda sallës.
Policia private që ruan ambientet e Fakultetit ka ndërhyrë duke levizur bankat që kishin bllokuar hyrjen.
Por kanë reaguar menjeherë studentët, të cilët kanë kërkuar nga policia të mos ndërhyjë dhe kanë thënë se kanë edhe mbështetjen e pedagogëve.
Përplasje me policinë pati edhe në Fakultetin Ekonomik, ku studentët kanë refuzuar praninë e deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi. Ndërsa studentë të Shkencave Sociale u janë bashkuar atyre të Juridikut duke paralajmëruar grevë urie. Situata është diskutuar edhe në një mbledhje të dekanëve në Rektorat.