Ora News - Protesta e studentëve, policia private ndërhyri gjatë natës, nxjerr jashtë bankat

2019-01-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #protesta #studentet
Studentët vijojnë të jenë të ngujuar prej mëngjesit të së enjtes (10 janar 2019) në Fakultetet e Juridikut dhe Ekonomikut në Tiranë.

Në mesnatë policia private ka ndërhyrë tek Juridiku duke nxjerrë jashtë karriget dhe bankat që studentët i kishin vendosur si barrikadë për të bllokuar hyrjen.

"Ky është fundi i demokracisë, ne po bojkotojmë pa prishur asgjë. Do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu, Policia të tërhiqet .Ky është terrori i Edi Ramës. Kryeministri do na ketë këtu dhe në shtëpinë e vet.Roja bashkë me punonjës policie është futur brenda Fakultetit pa na dhënë asnjë shpjegim. Policia e Shtetit kur bën kontroll në orën 01:00 duhet të ketë një mandat. Poshtë diktatura!Mos guxoni të prekni njeri me dorë"janë shprehur studentët.

Edhe mëngjesi i sotëm (11 janar 2019) ka nisur me tensione në Fakultetin e Ekonomikut mes policëve privatë dhe studentëve.

Këta të fundit kërkojnë të vijohet me bojkotin e procesit mësimor.

Policia private ndërkohë nuk lejon studentët që të bllokojnë hyrjen e Fakultetit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vijon-bojkoti-i-studenteve-policia-private-nderhyri-gjate-nates-duke-nxjerre-jashte-bankat-e-karriget

Free Traffic Exchange