Tensione gjatë natës te Juridiku, policia private liron hyrjet që ishin bllokuar me banga e karrige

2019-01-11 0

Është tensionuar situata tek Fakulteti i Drejtësisë. Policia private që ruan fakultetin e Drejtësisë ka ndërhyrë duke hequr bankat e vendosura nga grupi i studentëve që bllokonin korridorët për të hyrë studentët e tjerë nëpër klasa.

Studentët thonë se nuk do të largohen nga fakulteti dhe se kanë zgjedhur bojkotin si formë proteste. Pasi ka hequr bangat, policia është larguar dhe studentët vazhdojnë të qëndrojnë nëpër klasa. Brenda ambienteve të fakultetit ndodhen edhe rojet e godinës.