Report Tv-Ngrihet komisioni për Akademinë e Shkencave

2019-01-10 4

U zhvillua sot në Akademinë e Shkencave mbledhja e asamblesë së Akademisë së Shkencave. Gjatë kësaj mbledhje u ngrit komisioni zgjedhor i përbërë nga tre akademikët, Shaban Sinani, Jani Vangjeli edhe Neki Frashëri, të cilët do të administrojnë procesin e shpalljes, kritereve, paraqitjes së platformave edhe të votimit të kandidaturave.

?Sido që të jetë komisioni do të funksionojë në çdo rast. Thjesht do t?i japim kohë që mos të vendoset në afatin e fundit, për të përgatitur zgjedhjet?.-tha akademiku Vasil Tole.

Akademiku Skënder Gjinushi, i cili kryeson edhe grupin e punës, që ngriti ministria e Arsimit për të bërë projektligjin, për reformimin e Akademisë së Shkencave zgjedhjet i konsideroi të rëndësishme për t?u bërë, qoftë duke u mbështetur në ligjin e vjetër, qoftë në projektligjin që pritet të miratohet në qeveri

Meqenëse, përkon që jemi në fazën e përfundimit të miratimeve të ligjeve të reja, por edhe vet akademia urdhëron bërjen e zgjedhjeve brenda shkurtit apo marsit, për këtë u mor vendim që të ngrihet një komision që të marrë artibutetet e bërjet të zgjedhjeve. Thuhet qartë, që data do të caktohet në bazë të hyrjes në funksion të ligjit të ri. Vet procesi zgjedhor nuk ka ndryshime. Kjo nuk kushtëzon përgatitjen e zgjedhjeve. Nëse ka një kompromis që ligji vonohet, do të bëhet edhe pa të. Këtu janë dhënë dy dorëheqje që kanë qenë të karakterit moral. Derisa referoma është në proces, nuk ka asnjë pengesë as ligjore edhe as morale, që Akademia të vijojë të procedojë normalisht.

Skënder Gjinushi, akademik
Gjinushi shton më tej se mandatet vijojnë derisa zëvendësohen, Asambleja ka gjithë të drejtën edhe të zgjasë mandatet, sepse problem ka qenë reforma.