http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Personazhi i videopërgjimit të pretenduar të Agron Xhafajt, Albert Veliu, i njohur si Babalja, është arratisur nga Kosova, dhe është vendosur në Hungari ku ka kërkuar azil politik. Ndërkohë ai është një person nën hetim në Shqipëri, për akuzën e kallzimit të rremë. Lajmin për arratisjen e tij e ka konfirmuar nga Prokuroria e Tiranës, e cila ka marrë informacion se Albert Veliu është larguar nga Kosova dhe ka kërkuar strehim politik në Hungari. Nuk dihet ende mënyra se si Veliu është larguar drejt shtetit hungarez, por mësohet se prokurorët e Tiranës do t?i kërkojnë Hungarisë ekstradimin e tij për tu gjykuar në Gjykatën Shqiptare.