Ora News – Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Alma Muça i nënshtrohet vetingut

2019-01-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit doli sot prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme Alma Muça.

Për prokuroren është bërë verifikimi për tre komponentët, pasurinë, figurën dhe profesionalizmin.

Relatorja Valbona Sanxhaktari tha se sipas ILDKPI deklarimi i pasurisë është i saktë, justifikon pasurinë dhe nuk ka kryer deklarim të rreme apo fshehje të pasurisë. Ndërkohë nga hetimi i pavarur i KPK-së konstatohet se prokurorja ka në depozitë 5 mln lekë të reja, një automjet KIA me vlerë 17 500 euro, dy apartamente përkatësisht 96 dhe 32 metra katrorë të trashëguara.

Sa i takon figuriës, DSIK konstaton se është e përshtatshme për të vazhduar detyrën. Por ajo që ka krijuar dyshim nga trupa gjykuese dhe ONM ka qenë një denoncim që akuzonte prokurorin Artur Selmani dhe Alma Muça për manipulim të çështjes së njohur si Masakra e Çoles në Gjykatën e Lartë, duke lehtësuar akuzat për të pandehurit.

Ajo u pyet për bashkëpunimin me Artur Selmanin. Prokurorja u përgjigj se nuk kishte pasur dijeni për mënyrën si ishte përgatitur dosja. Po ashtu ndaj saj pa pasur nje urdher pezullimi për të, por prokurorja e mohoi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/prokurorja-e-prokurorise-se-pergjithshme-alma-muca-i-nenshtrohet-vetingut