Ora News – Paloka: Nuk mund të kthehemi në një parlament që mban brenda hajdutë

2019-01-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Edhe pse ende nuk është diskutuar mes aleatëve aksioni i ri, duket se opozita në këtë sesion parlamentar nuk do të jetë sërish pjesë e Kuvendit.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka thotë se Parlamenti tashmë e ka humbur legjitimitetin, ndërsa bën thirrje për largimin e Edi Ramës.

Edi Paloka: Mendimi pak a shumë është përvijuar. Nuk mund të kthehemi në një Parlament që mban brenda hajdutë, kriminelë duke filluar nga kryeministri.

Opozita është gati për betejën elektorale të qershorit, garantoi Edi Paloka, ndërsa tha se po përgatitet edhe për zgjedhje të parakohshme.

Edi Paloka: Problemi i parë që ne duhet të zgjidhim është largimi i Edi Ramës si i vetmi person që sot nuk lejon zgjedhje të lira në Shqipëri. Pa u zgjidhur ky problem, të gjitha çështjet e tjera, detajet për mua janë të parëndësishme dhe nuk i japin zgjidhje problemit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/paloka-nuk-mund-te-kthehemi-ne-nje-parlament-qe-mban-brenda-hajdute