Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Rikthimi i reshjeve dhe temperatura të ulta e ka gjetur të pastrehë një familje në Kuç të Himarës, pasi banesa e tyre u dëmtua nga tëmeti i javës së kaluar. Në këto kushte ata do ti kalojnë këto ditë të ftohta në një çadër ushtrie.
Një familje e prekur nga tërmeti 4.7 ballë i javës së kaluar në Kuç te Himarës do t'i kalojë këto ditë të ftohta dhe me reshje në një çadër.
Forcat e Armatosura kanë pajisur familjen me çadër ushtrie, ku do të sistemohet provizorisht deri në përfundim të procesit të evidentimit të dëmeve.
Në terren prefekti, Flamur Mamaj, tha se situata po monitorohet hap pas hapi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/u-prek-nga-termeti-familja-ne-kuc-te-himares-kalon-dimrin-ne-cader-ushtrie