Endrit Alibej i vrarë pak ditë më parë në Elbasan bashkë me xhaxhain Arben Dylgjeri dhe nje qytetar turku Erdal Durunay, zbulohet qe ka patur një konflikt disa vite më parë me Eno Bedallin, të ekzekutuar në atentatin që iu bë Capjave po në Elbasan në 3 shkurt të 2016-së. Report TV ka arritur të sigurojë ekskluzivisht dosjen e autoriteteve italiane me të gjitha përgjimet ku rezulton se Endrit Alibej dhe Eno Bedalli përplasen për një borxh për shkak të trafikut të kokainës. Endrit Alibej e Eno Bedallin, si dhe 29 persona të tjerë janë arrestuar në Itali në 4 qershor të 2013 si pjesë e një grupi të madh kokaine që drejtohej nga Alibej dhe vëllai i tij. Ky grup dyshohet se për disa vite ka blerë kokainë në Hollandë dhe më pas e kanë shitur në zonën e Astit në Itali.
Vrasja e Endrit Alibejt dyshohet se ka ardhur për shkak të konflikteve për kokainën jashtë Shqipërisë. Një prej këtyre konflikteve është i zbardhur edhe në dosjen e autoriteteve italiane, ku në nëntor të 2011-së Endrit Alibej ka një marrëdhënie të acaruar me Eno Bedallin. Alibej dhe Bedalli flasin për një borxh ''7000 leke'' qe prokuroret italiane e kane interpretuar si nje borxh per nje furnizim droga ''7.000 euro'' por qe ne fakt mund te ishte edhe me shume.
Nga bisedat e përgjuara dallohet gjuha e kërcënimit pikërisht qe Endrit Alibej perdor ndai Eno Bedalli qe ne 3 shkurt 2016 u vrau ne nje atentat ne Elbasan bashke me Agron Capaj dhe Ardit Sinakolli
Në këto biseda telefonike Endrit Alibej njihet me emrin Gabriel Manu, i cili është një nga 5 emrat që Alibej ka përdorur në Itali, sicc dallohet edhe nga kjo faksimile e dosjes italiane.(pamje e faksimiles te Endrit Alibej që përdor emrin Gabriel Manu)
Gjatë gjithë kohë që Endrit Alibej ka komunikuar me Eno Bedallin dhe është ankuar për vonesat e pagesës, ndërkohë që Bedalli dëgjohet të thotë se për momentin nuk ka para dhe se do ta laj borxhin me Endrit Alibejn, sapo të mbërrij në Shqipëri.
Nga mesazhet telefonike në datën 24 nëntor 2011 Bedalli i shkruan Alibejt:
Eno Bedalli: O shok ime sa erdha në shpi se isha në ba... Po nuk po vjen njeri për zotin se nuk po të rrej. Të hënë më tha. Ça ti bëj. Të hënën i ke të gjitha 7 mijë lek(euro)
Eno Bedalli: 7 mijë i kam. Pastaj ti se di qysh janë këto punë? Të hënën në darkë jam aty. Baj si ta bash. Ma baj hallall.