Paloka: Të largojmë Ramën, mban peng zgjedhjet e lira - News, Lajme - Vizion Plus

2019-01-10 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Parlamenti do te nise punimet ne 21 janar por opozita do ta bojkotoje seancën plenare. Nënkryetari i PD Edi Paloka shpjegon se kthimi i opozitës ne parlament lidhej me vetingun ne politike, por rrëzimi i kësaj nisme nga mazhoranca ben te pamundur ekzistencën e nje marrëdhënie normale me kuvendin.?Nuk mund të kthehemi në një parlament që mban brenda hajdutë, kriminelë, duke filluar nga Kryeministri.?Vetëm pak muaj larg zgjedhjeve skena politike është e tensionuar me opozitën jashtë parlamentit, jashtë komisionit qendror të zgjedhjeve dhe reformën zgjedhore tashmë të dështuar. Por Paloka shpjegon se problemet e zgjedhjeve nuk burojnë nga KQZ apo ligji, duke përsëritur kërkesën e panegociueshme të opozitës.?Derisa të jetë Rama në krye të qeverisë nuk janë kushtet anësore që zgjidhin problemin e zgjedhjeve, pra kodi apo pjesëmarrja në KQZ e të gjitha këto të tjerat, problem i parë që ne duhet të zgjidhim është largimi i Edi Ramës si personi që nuk lejon sot zgjedhje të lira në Shqipëri. Pa u zgjidhur ky problem të gjitha çështjet e tjera, detajet, për mua janë të parëndësishme dhe nuk i japin zgjidhje problemit?Por ne kushtet kur kryeministri Rama nuk largohet, a do ti bojkotojë opozita zgjedhjet??Ne po pergatitemi për zgjedhje se në demokraci janë qytetarët që vendosin nëpërmjet zgjedhjeve, se kur do të bëhen zgjedhjet kjo është çështje tjetër.?