Ora News – Akademia e Shkencave presion qeverisë: Duhet të miratojë projektligjin e ri

2019-01-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Asambleja e Akademia e Shkencave vendosi që t?i japë afat deri në muajin mars qeverisë për të miratuar projektligjin e ri, i cili do të reformojë Akademinë e Shkencave.

20 Akademikët vendosën të martën që të ngrejnë Komisionin me 3 anëtarë, i cili do të merret me përcaktimin e datës së zgjedhjeve, kriteret si dhe procedurat në të cilat do të kalojë ky proces.

Vaso Tole: Komisioni përbëhet nga akademik i asociuar Shaban Sinani, akademik Neki Frashëri dhe akademik Jani Vangjeli. Data e zgjedhjeve të përcaktohet nga ky komision në varësi të hyrjes në fuqi të ligjit të ri.

Oponenca e akademikut Artan Fuga në media dhe përkrahja e platformës së tij nga kryeministri ka ndikuar edhe në tërheqjen për zhvillimin e zgjedhjeve nga ana e Asamblesë. Edhe pse Skënder Gjinushi nuk la pa ironizuar edhe 33 pikat e tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/akademia-presion-qeverise-duhet-te-miratoje-projektligjin-e-ri