Reshjet e dëborës/ 1.2 m borë në Dibër, probleme në Kukës dhe Korçë

2019-01-10 0

Reshjet e dëborës të nisura 24 orë më parë vijojnë të dominojnë vendin tonë. Qarqet më të prekura janë Dibra, Kukësi, Korça dhe Shkodra ku raportohet për disa zona të bllokuara. Ministria e Arsimit dhe Sporteve njofton se ka vendosur pezullimin e përkohshëm të procesit mësimor në disa qytete të vendit (Lexo këtu). Më i prekur nga reshjet e dëborës dhe ngricat është Qarku i Dibrës. Zonat rurale mësohet se janë izoluar nga trashësia e dëborës dhe ngricat në rrugë. Ndërsa në zonat e thella dhe ato malore, trashësia e dëborës në Dibër arrin deri në 120 cm.

Në Shkodër reshjet e borës janë rikthyer mëngjesin e sotëm dhe raportohet për vështirësi në lidhjen mes fshatrave të Bashkisë së Pukës për shkak të bllokimit të rrugëve. Në Bashkinë Pukë dhe Fushë Arrëz është pezulluar mësimi. Kukësi gjithashtu është një prej qarqeve më të prekura ku rezultojnë të bllokuara disa njësi administrave. Trashësia e borës në qytetin e Kukësit arrin 35 cm, në Krumë dhe Tropojë 40 cm. Rruga e Kombit është e kalueshme normalisht ndryshe nga mbrëmjen e kaluar kur u bllokua për shkak të borës dhe ngricave për rreth 4 orë me radhë.

Reshjet e dëborës kanë rinisur edhe në Qarkun e Korçës të shoqëruara me temperatura të ulëta. Në aksin kryesor Qafë Thanë - Dogana Kapshticë qarkullimi kryhet pa zinxhire. Ndërsa në zonat rurale si Vithkuq, Lekas, Dardhas, Velçan dhe Mokër rrugët janë të bllokuara. Në Devoll problematike ngelet aksi Miras - Arrëz pasi debora ka arritur 70 cm dhe është rrugë e pakalueshme.

Free Traffic Exchange