http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Studentët duket se kanë zgjedhur një strategji të re për të protestuar në lidhje me kërkesat e tyre.Ata kanë zgjedhur këtë të enjte që të ?ngujohen? në çdo fakultet duke mos lejuar që të zhvillohet mësim.Fillimisht ishin studentët e Fakultetit të Drejtësisë ata që u kyçën brenda duke bllokuar hyrjet me karrige dhe më pas ata te Shkencave Sociale.Por kjo gjë është shtrirë dhe në universitetet e rretheve.Studentët e e Elbasanit kanë zgjedhur që të mbyllen po ashtu brenda Universitetit.Ata janë shprehur se deri në plotësimin e kushteve nuk do të rifillojë mësimi.