http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Problematikat me bllokimin e rrugëve për shkak të sasisë së madhe të reshjeve të dëborës dhe ngricave ne rrugë, kanë krijuar shqetësim në shumë raste emergjencash mjekësore.Situata e fundit delikata ka ardhur paraditen e kësaj të enjte nga fshati Kolonjë në Gjirokastër.Një fëmijë i sëmurë rëndë dhe familjarët e tij kërkuan ndihmë pasi autoambulanca nuk shkoi dot në fshat si pasojë e bllokimit të rrugës nga dëbora.Forcat zjarrëfikëse të Gjirokastrës u angazhuan për ta transportuan fëmijen e sëmurë në spitalin Rajonal dhe fatmirësisht kjo është bërë e mundur në një kohë rekord duke shmangur tragjedine.