Ora News - Reshjet e dëborës në Alpe dhe Shkodër (10 janar 2019)

2019-01-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Situata e rënduar e motit ka çuar në pezullimin e mësimit në qindra shkolla në shkallë vendi.

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë bën me dije se nga informacionet e raportuara nga Drejtoritë dhe Zyrat Arsimore për datën 10 janar 2019, situata paraqitet si më poshtë vijon:

Në 16 Drejtori dhe Zyra Arsimore si: Gjirokastër, Librazhd, Pukë, Tepelenë, Përmet, Kukës, Tropojë, Has, Dibër, Mat, Bulqizë, Korçë, Pogradec, Devoll, Mirditë dhe Malësi e Madhe, është pezulluar procesi mësimor për të gjithë nxënësit.

Në 6 Drejtori dhe Zyra Arsimore, mësimi është ndërprerë në disa shkolla si: Shkodër në 28 shkolla, Gramsh në 4 shkolla, Vlorë në 2 shkolla, Lezhë në 3 shkolla, Kolonjë në 4 shkolla dhe Delvinë në 1 shkollë.

Në Drejtoritë Arsimore dhe Zyrat Arsimore: Elbasan, Peqin, Tiranë Qytet, Tiranë Qark, Kavajë, Durrës, Fier, Lushnjë, Krujë, Kuçovë, Berat, Skrapar, Laç, Sarandë, Mallakastër etj, mësimi zhvillohet normalisht ose me orë të reduktuara.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vijon të jetë në monitorim dhe kontakt të vazhdueshëm me institucionet e varësisë dhe drejtuesit e prefekturave për menaxhimin e situatës së krijuar për shkak të kushteve atmosferike.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bora-mbyll-shkollat-ne-veri-dhe-juglindje-te-vendit