ARRSH njoftim me rëndësi për akset rrugore të Shqipërisë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-01-10 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Autoriteti Rrugor Shqiptar në njoftimin e shpërndarë për mediat mengjesin e kësaj të enjteje ka bërë një rezyme të të gjitha problematikeve që kanë rrugët në Shqipëri si pasojë e dëborës së vazhdueshme që ka rënë dhe prezences së akullit.Në Rajonin Jugor? Gjirokastër?Gjatë natës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë në Qarkun e Korçës.Që në orët e para të mëngjesit është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, por qarkullimi kryhet me zinxhir në akset e mëposhtëm:- Në rrugët e Dardhës, Voskopojës, Dogana Gorricë etj.- Volare-Erind-ÇajupPa zinxhir qarkullohet ne akset e tjera te këtij rajoni si :- Dukat-Llogara, Muzinë-Syri i Kaltër.-Tepelenë-Dorez-Qafë Dushk-Sevaster-Kalivac.- Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë.- Segmenti fundor i rrugës Berat-GllavëAksi kryesor Qafë Thanë - Pogradec-Korçë-Kapshticë qarkullohet pa zinxhir.- Në Qarkun e Fierit qarkullimi rekomandohet me kujdes për shkak të lagështirës në rrugë.Në Rajonin Verior Shkodër: Gjatë natës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë. Trashësia mesatarisht 50 cm. Akset janë pastruar dhe kriposur. Për shkak të vazhdimit të reshjeve dhe temperaturave të ulëta, akset qarkullohen me zinxhir.Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në segmentet rrugore të mëposhtëme:Të gjitha akset e meposhtem rekomandohen të qarkullohen me zinxhir.-Rruga Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm- Qafë Mali-Fierzë- Qafë Lac -Koman-Ura Matit-Rrëshen, Shpal-Ura e Repsit- Ura Kukës-Krumë dhe Plepa - Kam- Akset rrugore të Peshkopisë trashësia e dëborës rreth 60 cm- Bajram Curri - Tropojë - Bucaj trashësia e dëborës rreth 70 cm- Në akset Peshkopi - Qafë Draje, Peshkopi-Ushtelence, Trebisht-Doganë- Ura Cerenecit-Steblevë dhe Trebisht-DoganëNë Rajonin Qendror Tiranë: Gjatë natës temperaturat kanë qenë të ulëta dhe ka pasur reshje bore. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.Të gjitha akset e mëposhtme qarkullohen me zinxhir.- Akset Dajtit- Kruje - Sarisalltik- Lunik - StebleveNe akset e tjera të këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir.Në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.