Vrasja në Elbasan, ish-drejtuesi i policisë: Ndodhi 100 metra larg postbllokut

2019-01-09 2

Ish-drejtuesi i policisë Ismail Elezi akuzon policinë për neglizhencë referuar zbulimit të vrasjes së trefishtë në Elbasan. ?Këta kanë qenë në një fshat të Peqinit dhe kanë ardhur familjarisht sikur kanë qenë. Jam vetë nga Peqini dhe jam interesuar për këtë ngjarje. Nga fshati Përparim në Peqin deri te vendi i ngjarjes është rreth 30 km, kanë qenë tre makina. Nga rrethrrotullimi i Bradasheshit deri te vendi i ngjarjes nuk është më larg se 100 metra. Atje ke një shërbim policie të stacionuar. Por cfarë ka ndodhur?

Në datë 29 dhjetor kur jo më larg se dy ditë para kësaj date drejtori nxori një urdhër për shërbime të përforcuara për rendin she sigurinë për festat, por këta u morën me fishekzjarrët. Në vendin ku ndodhi ngjarja, 100 metra larg ka dy drejtime për të ikur. Shkëmbimi nuk ka qenë përballë, por paralel. Dy rruga ka për të ikur, ose nga Metalurgjiku ose në qytetin e Elbasanit. Të jenë shërbimet në atë farë feje vetëm këto e dinë. Ngjarjen e kam ndjekur nga televizioni juaj, ku drejtori i policisë shkoi për spektakël në Elbasan, shkoi edhe RENEA, por kjo njësi lëviz kur ka objekt. Të nesërmen shkova në Elbasan dhe Peqin dhe nuk kishte një policë rrugës? tha ai.