Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një pjesë e studentëve vijuan bojkotin e mësimit por këtë herë zhvendosën protestën brenda fakulteteve, nëpër korridore e jo në auditore.
Nëpër korridoret e godinës së fakultetit nxorrën karriget dhe tavolinat.
"Një nga problemet nuk kemi karrige për auditoret dhe detyrohemi të marrim nga sallat e tjera. Është dicka minimale që ne nuk e kemi në universitetin tonë," thotë një studente në një intervistë për gazetaren e Ora News, Xhensila Demollaj.
Ata tregojnë se protestën do e zhvendosin në universitete.
"Do zhvendosim protestën me aksione të ndryshme në universitetin tonë. Do lexojmë libra, do shohim filma por do të vijojmë të bojkotojmë mësimin deri në plotësimin e kërkesave"
Studentja thotë qeveria në radhë të parë duhet të rrisë buxhetin. "Ku do gjendet fondet nëse nuk rritet buxheti i arsimit për të mbuluar shpenzimet e tjera "
Po ashtu me megafon dhe të ulur nëpër korridore, ata kanë përsëritur kërkesat e tyre.
Ndërkohë disa studentë zgjodhën të shkojnë në mësim me frikën se u digjet viti akademik. Të tjerë sfiduan shiun dhe marshuan drejt MAS ku apeluan për zgjidhjen e kërkesave dhe ndezën tymuese. Aty dorëzuan dhe platformën që në thelb parashikon zgjidhjen e kërkesave brenda afateve më të shpejta.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tek-filologjiku-studentet-nxjerrin-ne-korridore-karriget-lene-auditoret-bosh