Protesta/ Një grup studentësh vijojnë të bojkotojë mësimin, protestë para MAS dhe Kryeministrisë

2019-01-09 0

Një grup i vogël studentësh të universiteteve të Tiranës kanë vijuar protestën edhe sot. Ata vijojnë të bojkotojnë mësimin edhe pse pjesa tjerët e studentëve u janë rikthyer auditoreve. Sot, një grup studentësh kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë me pankarta dhe tymuese në duar.

Ata u mblodhën fillimisht te Universiteti Politeknik nga ku më pas marshuan drejt Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit. Por ata kanë paralajmëruar se do të mblidhen edhe para Presidencës dhe Ambasadës amerikane. Ky grup studentësh thonë se protesta do të vijojë deri në momentin që kërkesat e tyre të plotësohen. Edhe pse nga ana tjetër Qeveria ka miratuar një paketë me 12 vendime duke i dhënë zgjidhje tetë kërkesave të studentëve përmes "Paktit për Universitetin" i miratuar nga Qeveria në 30 dhjetor të vitit të kaluar.