Bujqit, të painteresuar për fondet IPARD

2019-01-09 1

20 ditë deri në skadimin e afatit për aplikim për të shfrytëzuar fonde nga programi IPARD 2 masa e tretë, bujqit në Pollog të painteresuar. Drejtori i Agjencisë për nxitje të zhvillimit të bujqësisë Elgafar Judufi apeloi që bujqit tu drejtohen zyrave të agjencisë në Tetovë, Gostivar e Kërçovë, për të marrë ndihmën e duhur për aplikim. Drejtori i Agjencisë për financa dhe përkrahje të bujqësisë dhe zhvillimit rural Nikollçe Babovski, tha se me këto mjete, bujqit do mund të investojnë në përsosje të teknologjisë dhe zgjerim të kapaciteteve të tyre.