Zvarriten punimet per 7 urat e dubluara

2019-01-09 0

Dublimi i urave në aksin Kukës-Morinë duhet të kishte përfunduar brenda Dhjetorit. Por nga 7 të tilla, punëtorët e firmës kontratuese ?Vega Construction? kanë përfunduar vetëm një prej tyre.

Por edhe pse ura e parë në afërsi të Morinës ka përfunduar për automjetet, pjesët e nënkalimit për këmbësorët dhe banorët e fshatrave përreth nuk janë të aksesueshme.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, kushtet e motit kanë bërë që të zvarriten punimet për dublimin e urave dhe lidhjen e tyre me rrugën.

Burime nga ARRSH, e cila ka tenderuar edhe punimet në këtë aks, thonë se në varësi të kushteve të motit, 5 urat e vogla priten të përfundojnë brenda një muaji.

Ndërsa përsa i përket urës më të madhe pranë uzinës, punimet për vendosjen e trarëve priten të zgjasin disa muaj, për shkak të kushteve teknike.

Punimet për këtë aks duhet të kishin përfunduar prej 4 vitesh, por projekti për rrugën Kukës-Morinë u ndryshua pasi duheshin kryer punime me plotësime të 7 urave dhe lidhjen e tyre me rrugën.

Tv Klan