“Fondi për Komunitetin”, rikonstruktohet pallati i amortizuar, Veliaj: Prioritet, “Qytet studenti”

2019-01-09 3

Edhe pse në një prej zonave më të preferuara të kryeqytetit, 22 familje në rrugën ?A. Z. Çajupi? në Njësinë 5 jetonin prej vitesh në një pallat të amortizuar. Por, falë ?Fondit të komuniteteve?, një projekt i nismuar nga Bashkia e Tiranës, dhe bashkëpunimit mes komunitetit e administratorit të pallatit, realiteti për këta banorë ka ndryshuar tërësisht.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u njoh nga afër me transformimin e pallatit, pas aplikimit në Fondin e Komuniteteve, çka ka përmirësuar ndjeshëm edhe jetën e banorëve.

Jam shumë krenar për banorët e këtij pallati. Dikush mund të thotë: ç?punë ka kryetari i bashkisë me një pallat, Tirana ka 5 mijë pallate. Çështja është se po nuk dhamë një model, nuk kemi se si ta kopjojmë këtë që ka ndodhur me këtë pallat, në 5 mijë pallatet e tjerët të qytetit. Do të thotë, se me pak mukajet dhe bashkëpunim nga 22 familje, duke dhënë gjysmën ata dhe gjysmën bashkia, me Fondin e Komuniteteve, mund ta kthejmë një ndërtesë të degraduar 20-vjeçare me standarde të ndërtimit të rrumpallës të viteve ?90, në një shtëpi në mes të Bllokut, vlera e së cilës shkon në 2 mijë euro metri katror

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj
Ai ftoi të gjithë qytetarët që të caktojnë sa më parë administratorët e pallateve të tyre dhe përmes tij të aplikojnë për të përfituar nga ?Fondi i Komuniteteve?.

Ftesa ime për banorët dhe duarartët e tjerë që duan të imitojnë atë që ndodhi me banorët në rrugën ?Çajupi?, është të aplikojnë pranë bashkisë. Gjysmën e fondit Bashkia, gjysmën e fondit banorët, arrijmë t?i shtojmë deri në 30% vlerën pallatit. Siç e thanë edhe banorët, për 2-3 vjet, edhe investimi i tyre, vetëm prej veshjes me kapotë, kursen shpenzimet për energji.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj