Reshjet e dëborës, drejtori i ARRSH apel: Përdorni gomat e dimrit dhe zinxhirët

2019-01-09 0

Drejtori i Autoritetit Rrugor, Afrim Qendro, ka apeluar sot që drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes me qarkullimin në rrugë. Qendro tha që situata më problematike është në dy akset Tepelenë-Gjirokastër dhe Gjirokastër-Kakavije.

Kemi vështirësi në qarkullim në të gjitha akset. Dua të bëj një apel për drejtuesit e mjeteve. Të ndjekin këshillat në vazhdimësi të ARRSH, Policisë dhe Emergjencave. Të zbatojnë të gjitha udhëzimet e Policisë Rrugore që është në terren, të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët. Shmangni lëvizjet gjatë orëve të natës. Situata do të përkeqësohet. Në Korçë duhet të kenë shumë kujdes drejtuesit e mjeteve. Firmat kontraktore që s?kryejnë detyrën do të ndëshkohen, s?ka këshilla për ta. Rrugët më problematike janë Tepelenë-Gjirokastër dhe Gjirokastër-Kakavije, por probleme ka edhe në aksin në dalje të Elbasanit. Në hyrje të Tropojës ka situatë të vështirë.