Romani i ri "Hakmarrja e një gruaje" ka si fabul, historinë e Sofisë, vajzës më të bukur të Tiranës e cila gjatë vuajti pikërisht sepse me bukurinë e saj sfidonte diktaturën. ?Sofia nuk është vetëm një grua e bukur por dhe një grua aspak e zakonshme". Përmes saj autori evokon historinë e një periudhe të errët siç ishte komunizmi në Shqipëri duke e treguar këtë periudhë përmes raporteve delikate njerëzore. Në këtë roman hidhet dritë për një nga krimet më të rënda të bëra gjatë diktaturës siç është përdhunimi i femrave nga njerëz të pushtetit.