Banorët e Unazës së Re të mbështetur nga PD protestë pranë shtëpisë së Ramës në Surrel

2019-01-08 2

TIRANE-Banorët e Unazës së Re mbrëmjen e sotme po protestojnë në Surrel, pranë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama. Me pishtarë në duar dhe thirrje kundër qeverisë ata kërkojnë anulimin e projektit që parashikon shembjen e banesave pa leje. Protesta nisi rreth orës 20:45 minuta. Punonjësit e gardës së Republikës dhe policisë nuk kanë lejuar protestuesit që të afrohen pranë banesës së kreut të qeverisë.