U shkarkua nga Vettingu/Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë Thanza, i dënuar për vjedhje në supermarket

2019-01-08 1

Prokuroria e Tiranës administron nga Italia përgjigjen e letër-porosisë ku konfirmohet zyrtarisht se gjyqtarit Admir Thinza është i dënuar për vjedhje në një supermarket. Hetimet ndaj Thanzës nisën disa javë më parë pasi ai u shkarkua nga komisioni i pavarur i kualifikimit ku ndër shkaqet e shkarkimit ishte dhe dënimi i pa shkruar në formularin e dekriminalizimit. Vetë Thanza e pranoi edhe gjatë vettingut si dhe në pyetjet në prokurori faktin se ishte i dënuar por sipas tij ai nuk kishte kryer veprën penale të vjedhjes por e kishte pranuar atë për shkak të marrëdhënieve familjare. Sipas Thanzës vjedhjen në supermarket e kishte kryer kunata e tij teksa ndodheshin në Itali për të kuruar nipin e gjyqtarit, por ishte detyruar ai të përballej me ligjin pasi kunata duhet ti qëndronte pranë nipit të sëmurë.

Në kodin penal vepra për të cilën dyshohet ish gjyqtari Admir Thanza është ajo e nenit 190 e falsifikimit të vulave, stampave ose i formularëve. Ky nen parashikon një marzh dënimi nga gjashtë muaj burgim deri në katër vite, ndërsa do të dënohet apo jo ish gjyqtari do të jetë gjykata penale e Tiranës që do të vendosë. Burime nga prokuroria e Tiranës sqaruan për ReportTv se brenda pak ditëve do të vendoset me dërgimin e cështjes në gjykatë pasi prova që pritej ishte letër-porosia dhe tashmë ajo ka mbërritur. Më 17 korrik komisioni i pavarur i kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin Thanza ndërsa dënimin e tij në Itali e zbuloi operacioni ndërkombëtar i monitorimit.