Perfitimet e uljes se Tatimit mbi Fitimin

2019-01-08 0

Nga 1 Janari ka hyrë në fuqi nisma e qeverisë për të bërë 5 % nga 15 % që ishte tatimi mbi fitimin për bizneset me xhiro nga 8 deri në 14 milionë lekë. Kryeministri dhe ministri në detyrë i financave që kanë vizituar 2 sipërmarrje që përfitojnë këtë ulje e sheh këtë si mundësi për të shmangur evazionin fiskal, por dhe për rritjen e te punësuarve nga ana e bizneseve.
?E kanë xhiron nën 80 milionë lekë, por çdo vit që kur janë kthyer nga Greqia kanë vetëm rritje në biznesin e tyre. Janë nga ato bizneset e reja, që kanë krijuar emigrantët e kthyer në Shqipëri, që kanë marrë me vete edhe gjithë aftësitë andej dhe çdo vit, ne kemi vëzhguar nga tatimet se si rritet xhiro?, tha Ahmetaj.

?Kjo gjë na jep mundësi që ne të zgjerohemi si biznes, të shtojmë punëtorët. Gjithashtu ai 15 % tatim-fitim që është bërë 5%, na jep më shumë dorë që të ecim më përpara dhe të shtojmë punëtorët?, tha sipërmarrësi.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama tha se ?ky është dhe qëllimi. Këtë gjë ne do të kishim dashur ta bënim më përpara, por nuk i kemi patur mundësitë. Janë krijuar mundësitë për ta bërë dhe gjithë ideja kjo është, që atë që ndodhte në pragun 80 milionë, aty ku praktikisht ezaurohej vetëm me 5% taksën e fitimit dhe kalonte në 15%, - ta shmangim, sepse mblidheshin të gjithë aty dhe normalisht, edhe ju keni qëndruar aty poshtë për të mos e nxjerrë kokën sipër, që të merrnit trefish goditje fiskale. Aty është një fashë e tërë që kishte hile, informalitet, gënjeshtra për të gënjyer njëri-tjetrin. Tani besoj që kjo çlirohet komplet, sepse deri në 140 mijë dollarë xhiro në vit me 5 % taksë, nuk e ka asnjë vend i rajonit. Na intereson shumë punësimi, ngaqë ju do të rrisni investimin për t?u zgjeruar, sepse nuk do të keni më frikë që po të kaloj këtë, do më vijë trefish taksa.?

Sipërmarrësit premtojnë se paratë që përfitojnë nga ky lehtësim fiskal do shkojnë për rritje të pagave të punonjësve si dhe investime në teknologji.

Tv Klan

Free Traffic Exchange