Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Trupi i 29 vjeçares e cila u vra nga babai i saj është sjellë në Berat për ti dhënë lamtumirën e fundit.
Nëna e vajzës ka hapur dyert e mortit dhe ceremonia e lamtumirës do të bëhet nesër në varrezat e Suelas.
Nëna e saj e cila ishte divorcuar nga i ati i vajzës kishte dhënë aprovimin që kjo e fundit të jetonte me të atin në Greqi ndërsa ngjarja e mësoi përmes medias.
Ajo ka udhëtuar drejt Greqisë për të tërhequr trupin ndërsa familjarët bëjnë thirrje për ndihmë pasi familja nuk ka të ardhura.
"I kërkojmë ndihmë të mbulojë shpenzimet e varrimit" thotë një i afërm
Deshmia- Babai ka dëshmuar se pasi kishte kryer krimin kishte pastruar shtëpinë, djegur rrobat dhe të gjitha sendet personale të vazjës si dhe kishte hedhur në fushë telefonin. Kur e pyetën 52 vjeçarin përse e kishte varrosur, ai u shpreh për Star Tv: "Nuk doja ta lija jashtë ta hanin kafshët. E varrosa. Më pas nuk dija se çduhet të bëja"
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/trupi-i-anxheles-vjen-ne-shqiperi-babai-e-groposa-vajzen-se-nuk-doja-ta-hanin-kafshet