Ndryshimet në qeveri, avokat Ngjela: Ja dy arsyet përse Rama i largoi ministrat

2019-01-08 0

Avokat Spartak Ngjela i ftuar në emisionin ?45 Minuta? të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv për të komentuar lëvizjet në qeveri, u shpreh se Rama i largoi ministrat për dy arsye. ?Protesta e studentëve, por edhe SPAK-u. Nuk besoj që do të jenë të gjithë këta ministra të akuzuar, por mbi 50% e tyre po, do të jenë objekt i SPAK-ut. Arsyeja që i ka eliminuar ka qenë kjo, por me këtë rast iu bënte edhe studentëve një lëshim, që nuk e përfillën.

Ajo që duhet parë me vëmendje është problemi që në rast se ti si kryeministër heq gjysmën e qeverisë, ti nuk mbret, këta e dinë veten monark, nuk e njohin parlamentarizmin perëndimor. Kjo nuk është qeveri e një perandori që heq dhe vendos kë të dojë. Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të krijonte qeverinë tjetër. Rama ka hequr ministrat më të rëndësishëm dhe e konsideron si shëndoshje, jo krizë? u shpreh Ngjela.

Free Traffic Exchange