Një aksident i rënë është shënuar pasditen e kësaj të marte në aksin Lezhë-Laç, ku një furgon pasagjerësh është përplasur me një biçikletë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një person 67-vjeçar.
Sipas policisë mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë 67-vjeçari Pal Kodheli, i cili menjëherë pas ngjarjes është dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën.
Nuk dihen ende, por policia po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.