Fshatrat e thella të Korçës si Mokrra, Dardhasi dhe Vithkuqi, vijojnë të mos kenë komunikim me qendrat e njësive administrative për shkak të dëborës së dendur. Nevoja për zhbllokimin e rrugëve nga borëpastrueset kanë detyruar Shtabin e Emergjencave të kërkojë ndihmën e bashkisë.
?Çdo banor i qarkut të Korçës dhe në pikën më të largët duhet të gëzojë shërbimin, qarkullimin e lirë, energjinë, ujin, shërbimin shëndetësor dhe furnizmin me ushqim?.
Problematikë mbeten edhe segmentet Korçë ? Voskopojë dhe Maliq-Opar- Strelcë.
Kjo e martë sipas sinoptikanëve është më e ftohta e javës, ku gjatë natës priten reshje dëbore edhe në Tiranë. Temperaturat në kryeqytet do të zbresin në minus 13 gradë.
Nga dita e mërkurë do të nisë një rritje e lehtë e temperaturave si dhe reshje shiu në zonat e ulëta dhe në ato bregdetare.
Tv Klan