Bashkia e Tiranës qëndër për njerëzit e rrugës - News, Lajme - Vizion Plus

2019-01-08 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nga sot Tiranës i është shtuar nje strehe e re per te gjithë personat qe jetojnë ne rruge. Temperaturat e ulëta, e kane bere te menjëhershme hapjen ne saj, ne mënyre qe ata qe nuk mundësi strehimi, te mos përballen me te ftohtin e acarte.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i Italisë, Aberto Cutillo, vizituan mjediset e strehëzës së re, ku takuan edhe disa nga njerëzit në situatë rruge që tashmë kanë filluar të marrin shërbim në këtë qendër.?Këtu në Shkozë, në stacionin e fundit të autobusit, ngjitur me banesat sociale, kemi hapur këtë qendër e cila ka hapësira të mjaftueshme për të bërë dush, për t?u ushqyer e për t?u veshur. Asnjëherë nuk i dihet si vjen jeta, për shumë njerëz që sot janë situatë rruge; dikush mund të ketë qenë i burgosur, si Abazi, 30 vite burg në Spaç në komunizëm; dikush tjetër mund të ketë humbur gjithë pasurinë e tij në firmat piramidale; dikush mund të jetë kthyer nga emigracioni pa asnjë njeri dhe pa asnjë dyshkë në xhep. Ndaj, unë besoj se kjo qendër jo vetëm zgjidh nevojat fizike, por ka edhe sociologë, ka edhe psikologë, mjek, infermierë, të cilët në mos t?i zgjidhin vetë, mund t?i adresojnë spitalin më të afërt.?Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Aberto Cutillo, përgëzoi kryebashkiakun Veliaj për ndërtimin e kësaj qendre të re sociale në kohë rekord dhe shprehu gatishmërinë për të vijuar mbështetjen edhe për projekte të tjera sociale.?Dua të uroj kryebashkiakun Erion Veliaj dhe stafin e tij, që ka realizuar këtë qendër, kaq mirë dhe kaq shpejt. Për mua është një krenari e madhe që Italia është partner në këtë aktivitet, përmes programit ?IADSA?. Ne jemi shpesh partnerë të Shqipërisë dhe të Tiranës në shumë projekte. Por këto aktivitete sociale më duken projektet më të rëndësishme. Tirana është një qytet modern, i projektuar në të ardhmen, por nuk ka rritje, nuk ka të ardhme, nëse nuk tregohet kujdes ndaj më të dobëtëve. Kjo qendër ecën pikërisht në këtë drejtim.?Ndërkohë, për shkak të temperaturave të ulëta, kreu i Bashkisë së Tiranës u kërkoi drejtuesve të institucioneve arsimore që të lajmërojnë në kohë për çdo nevojë që mund të kenë.