Report TV - U vra nga i ati, kushërinjtë e Anxhelinës: Ka qënë vajzë shumë e urtë

2019-01-08 0

Ka mbërritur në Berat trupi i pajetë i Anxhelina Petros, 29-vjeçarja që u vra barbarisht nga babai i saj Aleko Petro. Ditën e neserme, ajo do të përcillet për në banesën e fundit, ndërkohë që sot, trupi i saj i është dorëzuar nënës dhe familjarëve të tjerë që e reja kishte në Berat.

Në një prononcim për Report Tv, djali i tezes së Anxhelinës, Romario Leshi ka folur lidhur me të duke i mëshuar faktit që ajo nuk vinte në Shqipëri prej 12 vitesh.

"Ka qënë vajzë shumë e urtë. Nuk kishte as probleme dhe as konfikte. Jetonte në Greqi që kur ishte 16 vjeç. Në Shqipëri nuk ka ardhur që kur u largua."