Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Hetimet për tritolvënien në shtyllën e tensionit të lartë në Fushë Krujë po ndiqen nga agjentët e anti-terrorit, por ngjarja që rrezikoi të lërë pa energji gjysmën e Shqipërisë ende nuk ka autorë. 10 persona janë shoqëruar, por që të gjithë janë lënë të lirë pasi janë marrë në pyetje.
Vendosja e eksplozivit në shtyllën e tensionit të lartë Tiranë2- Podgoricë, duke rrezikuar të lërë pa energji gjysmën e vendit po hetohet si akt terrorist nga policia.
Agjentët e anti-terrorit në bashkëpunim me Policinë e Krujës, kanë shoqëruar mbi 10 persona në lidhje me tritol vënien në linjën e rëndësisë së veçantë.
Ata ishin kryesisht persona me precedentë penalë dhe të skeduar për ngjarje të ngjashme edhe në të shkuarën. Por pasi janë marrë në pyetje të gjithë janë lënë të lirë.
Policia ende nuk ka një të dyshuar për tritolvënien në shtyllën e tensionit të lartë.
Hetimi dhe identifikimi i autorëve është i vështirë edhe për shkak të faktit se ngjarja ka ndodhur në një zonë malore dhe nuk ka dëshmitarë okularë.
Burime nga grupi hetimor thanë për Ora News se me vendosjen e lëndës plasëse në shtyllën e tensionit të lartë, autorët kanë tentuar të destabilizojnë rendin dhe sigurinë publike.
Sipas policisë, sasia e eksplozivit ishte vendosur në një prej këmbëve të shtyllës 58 të linjës 400 KV të linjës Tiranë2- Podgoricë.
Sipas Operatorit të Sistemit të Transmetimit në këtë linjë injektohet fluks energjie që përbën gati 50 % të konsumit në të gjithë vendin.
OST mori masa përmes njësive speciale, duke ndërhyrë dhe riparuar dëmtimin për të shmangur pasojat në furnizimin me energji.
Ky nuk është rasti i parë që shtyllave të tensionit të lartë u vendoset eksploziv, kryesisht atyre që ndodhen në zonën e Fushë Krujës. Rasti më i fundit u shënua në vitin 2014, në fshatin Halilaj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/disa-te-shoqeruar-por-asnje-i-dyshuar-hedhjen-ne-ere-te-shtylles-se-tensionit-te-larte