Ka zgjatur rreth 4 orë protesta e sotme e një grupi studentësh para Kryeministrisë. Në mbyllje të protestës ata kanë njoftuar vazhdimin e saj ditën e nesërme sërish në orën 11:00 në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Studentët e universiteteve publike kanë shtuar sot edhe një pikë të nëntë në kërkesat e tyre. Pika e nëntë është ajo për anulimin e Ligjit të Arsimit të Lartë. Protesta u zhvilluan edhe në Elbasan e Korçë ku studentët bojkotuan mësimin.